ShowBizzz

Rita Ora dhe Taika Waititi po e festojnë Vitin e Ri larg dhe të ndarë nga njëri-tjetri

Pasi kaluan së bashku një pushim të harlisur në Zelandën e Re, Rita Ora dhe Taika Waititi kanë ndarë rrugët me yllin e muzikës që do të presë natën e Vitit të Ri Rockin’ Eve të Dick Clark me Ryan Seacrest në New York City.

Një burim zbuloi për Herald se ata panë Orën duke u kontrolluar për një fluturim të Qantas me destinacion New Yorkun të mërkurën, më 27 dhjetor, me këngëtaren e hitit “For You” që thuhet se ishte në humor të mirë ndërsa pozoi me stafin për ‘selfie’ dhe u shërbye nga një portier privat.

Në anën tjetër, regjisori i “Thor” nuk u pa me gruan e tij pasi kuptohet se ai po kalon kohë me dy vajzat e tij të vogla: Te Hinekāhu, 11 vjeçe dhe Matewa Kiritapu, tetë vjeçe, të cilat ai i ndan me ish-gruan Chelsea Winstanley.

Kjo vjen pasi këngëtarja e njohur ndau postime të shumta në llogarinë e saj në Instagram duke u dhënë fansave një vështrim se si ajo dhe Waititi i kaluan Krishtlindjet e tyre në Zelandën e Re.

Duke përdorur rrjetet e saj sociale në ditën e festës, ajo kishte veshur një ansambël krejt të kuq dhe dukej se po festonte në rezidencën e re të bashkëshortit të saj 48-vjeçar, 10.5 milionë dollarësh buzë detit në Point Chevalier, të cilën ai e bleu në tetor pasi kërkoi një çmim të lartë.

Rita Ora së fundmi publikoi edhe më shumë fotografi nga koha e kaluar në Zelandë, megjithatë ato nuk ishin aq magjepsëse sa ato të Krishtlindjeve pasi ajo dhe Waititi po shëtisnin në plazhin Bethels.

Duke publikuar një fotografi të saj e lagur nga shiu dhe duke bërë ushtrime, ajo shkroi në mbishkrimin e postimit: “Gëzuar Ditën e Boksit nga unë dhe disa përmbajtje plazhi me mjegull, duna rëre dhe natyra. Shpresoj që të gjithë të keni kaluar një Krishtlindje të mrekullueshme!”.
Kjo vjen pak kohë pasi çifti kaloi kohë në Piwakawaka Point Estate – një vilë ekskluzive, luksoze në një gadishull privat në liqenin Wānaka.

Ora hyri në Instagram në fillim të kësaj jave për të ndarë fotografi nga pushimet e tyre luksoze në të cilat ajo u pa në një pishinë, duke bërë një shëtitje nëpër shtigjet private të pronës dhe duke u zhytur në liqenin Wānaka, ylli shkroi postimin e saj: “Nuk mundem filloj të shpjegoj fundjavën që kam pasur. Faleminderit për këto kujtime Piwakawaka Point”.

Një burim i tha Herald se çifti u pa gjithashtu duke bërë blerje në destinacionin turistik të afërt të Central Otago, Arrowtown.