ShowBizzz

I dhanë fund lidhjes 7-vjeçare, reagon ish-i i Mariah Carey!

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 7 vitesh së bashku. Burime pranë “PageSix” thonë se diferenca në moshë ka luajtur një rol themelor që ata të dy të bënin një hap pas dhe t’i jepnin fund lidhjes. 54-vjeçarja është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka.

“Ai dëshiron të ketë një familje. Nuk është ajo që këngëtarja dëshiron”, tha burimi. Ndërkohë, së fundmi ka reaguar edhe Bryan Tanaka i cili më në fund ka konfirmuar ndarjen e tyre.

I dhanë fund lidhjes 7-vjeçare, reagon ish-i i Mariah Carey!

40-vjeçari njoftoi zyrtarisht ndarjen me anë të një postimi në Instagram, duke zbuluar se ndarja ishte miqësore dhe shprehu mirënjohjen e tij për kohën e çmuar që kanë kaluar bashkë.

“Vendimi ynë për të nisur shtigje të ndryshme është i ndërsjellë dhe ndërsa lundrojmë në këto udhëtime të veçanta, ne e bëjmë këtë me respekt të thellë dhe një ndjenjë të madhe mirënjohjeje për kohën e çmuar që kemi ndarë. Kujtimet që kemi krijuar dhe bashkëpunimet artistike janë gdhendur në zemrën time përgjithmonë”, u shpreh ai.

 

Kujtojmë që Mariah Carey ka dy fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon ndërsa Tanaka nuk ka fëmijë. Carey u takua me Bryan Tanaka pasi njoftoi ndarjen në vitin 2016 nga James Packer.

I dhanë fund lidhjes 7-vjeçare, reagon ish-i i Mariah Carey!



bal