LifeStyle

Ja çfarë tregon për organizmin vendndodhja e akneve

Keni menduar ndonjëherë përse puçrrat ju shfaqen vetëm në një pjesë të fytyrës? Sipas një teknike të lashtë të quajtur “harta e fytyrës”, vendndodhja e akneve mund të ketë lidhje me çfarë ndodh brenda organizmit. Kjo hartë lidh pjesë të lëkurës së fytyrës me organe të ndryshme.

Kur është praktikuar fillimisht kjo teknikë, mijëra vjet më parë, lokacioni i puçrrave në fytyrë ka ndihmuar mjekët të diagnostikojnë problemet shëndetësore (fundja ata nuk i kishin mjetet moderne si rrezet-X).

Edhe sot kjo teknikë mund të përdoret për të zbuluar faktorët e lidhur me shëndetin ose mënyrën e jetesës që çojnë në shfaqje të puçrrave në fytyrë. Prandaj, nëse keni puçrra në ballë, mjekët apo faqe, zbuloni problemet shëndetësore që fshihen pas tyre, disa edhe të rrezikshme.

Nëse ju shfaqen vazhdimisht puçrra në mjekër ose nofull

Mund të tregojë: Hormonet janë jashtë kontrollit. Aknet hormonale shkaktohen nga prodhimi i tepërt i hormonit mashkullor androgjen (ku përfshihet edhe testosteroni). Këto hormone me kalimin e kohës mund të mbi-stimulojnë gjëndrat dhjamore dhe mbyllin poret ku rriten bakteret që shkaktojnë avance. Aknet e lidhura me hormonet mund të shfaqen gjithashtu 10 ditë para se një gruaje t’i vijnë periodat, shkruan.

Nëse ju shfaqen puçrra në anët e faqeve

Mund të tregojë: Produktet kozmetike po jua mbyllin poret. Shfaqja e puçrrave përreth fytyrës, afër veshëve ose edhe në faqe mund të vijë edhe si pasojë e produkteve kozmetike për flokët që përmbajnë vajra dhe kimikate që mund të mbyllin ose acarojnë poret.

Nëse ju shfaqen puçrra në faqe

Mund të tregojë: Po e teproni me sheqerin Aknet në faqe mund të jenë shenjë e konsumimit të lartë të sheqerit. Konsumimi i një diete të shëndetshme dhe kufizimi i sheqerit mund t’ju ndihmojnë në eliminimin e puçrrave nga faqet. Mos e mbani gjithashtu telefonin shumë ngjitur fytyrës. Dihet që telefonat mbajnë shumë mikrobe dhe ekrani akumulon vajrat dhe grimin duke e ngjitur për fytyre. Pastrojeni ekranin e telefonit me një garzë të pastër për të parandaluar kalimin e mikrobeve në fytyrë.

Nëse ju shfaqen puçrra në ballë

Mund të tregojë: Jeni të stresuar, nuk flini mjaftueshëm gjumë, keni probleme me tretjen ose mëlçinë Puçrrat lidhen shpesh me sistemin tretës; mund të jetë një shenjë që trupi e ka të vështirë të tresë ushqimin. Të tjera shkaqe të mundshme? Puçrrat në ballë mund të sinjalizojnë gjithashtu për probleme me mëlçinë, stresin ose se nuk keni fjetur mjaftueshëm gjumë. Nëse ju shfaqen vazhdimisht puçrra në ballë, do të bëni mirë të konsultoheni me një mjek.

Nëse ju shfaqen puçrra në zonën-T

Mund të tregojë: Fytyra është shumë e yndyrshme Zona-T – balli, hunda dhe pjesa e mjekrës – është zakonisht më e lëmuar duke qenë se ka gjëndra dhjamore më shumë se pjesa tjetër e fytyrës. Prandaj edhe në këtë zonë shfaqen më shumë akne dhe puçrra të bardha. Grimi që përdorni mund t’ju shkaktojë gjithashtu puçrra.