Lajme

Trendi i rrjeteve sociale, FSHF dhe shqiptarët të parët e më të ndjekurit në rajon

Terra Marketing, një agjenci e specializuar në analizimin e trendeve të rrjeteve sociale, ka publikuar të dhënat e raportit mujor për futbollin dhe federatat respektive në Shqipëri e më gjerë në rajon. Gjithashtu, janë analizuar dhe postime me reagimet më të larta, por dhe trendi negativ.

Trendi negativ nënkupton që lexuesit dhe përdoruesit e platformës nuk janë shumë të fokusuar te zhvillimet sportive, në krahasim me aktualitetin, politikën dhe kulturën, por kur vjen puna të Kombëtarja shqiptarët mbajnë vendin e parë dhe kryesojnë në renditje.

Newsbomb.al ka siguruar këtë raport të ekipit të drejtuar nga eksperti Blerim Gjeladini dhe në to bie në sy se trendi është negativ në përgjithësi, por sërish shqiptarët janë të parët.

Federata Shqiptare e Futbollit kryeson në të gjithë vendet e rajonit për reagimet ne përmbajtjen që shpërndan në llogarinë e vetë në rrjetin social Meta/Facebook, me një arritshmëri prej 171,000 personash.

Në të gjithë rajonin tonë, janë 150,000 persona që diskutojnë për postimet e Federatës Shqiptare të Futbollit, institucioni më i lartë i sportit në Shqipëri që drejtohet me profesionalizëm nga Armand Duka.

Duka dhe ekipi i tij kanë punuar shumë, bashkë me trajnerin Sylvinho dhe lojtarët e kombëtares me një paraqitje dinjitoze në grupet e kualifikueseve të Euro2024. Loja fantastike e kuqezinjve ka bërë që i madh e i vogël, shqiptar dhe jo, të flasë për Federatën dhe Shqipërinë.

Më poshtë, gjeni raportin e përgatitur nga Terra Marketing e Blerim Gjeladinit për periudhën 1 Dhjetor 2023  deri në datë 28 Dhjetor 2023.

Sqarojmë se, pavarësisht se trendi i përgjithshëm është negativ për futbollin në Meta/Facebook, për shqiptarët ai është pozitiv dhe Federata Shqiptare e Futbollit si përfaqësuese është më e përfolura dhe postimet e saj janë më të komentuarat.

Përsa i përket Serbisë, ajo nuk është matur nga agjencia e marketingut sepse ky vend e ka ndaluar që përmbajtja të shihet nga audienca shqiptare.

Terra Marketing Monitor by Newsbomb Albania on Scribd

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo