
Qeveria do ti rikthehet vitin që vjen “këshillimit kombëtar”, apo siç e themi në gjuhë më të thjeshtë: pyet popullin. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e ri që i hap rrugën procedurës së këshillimit që qeveria e përdori dy vite më parë.
“Me ty për Shqipërinë që duam”, është titulli i platformës që do të marrë mendimet e qytetarëve në disa rrugë, qoftë nëpërmjet postës shqiptare, apo nëpërmjet rrugëve elektronike, për të marrë nga qytetarët mendimet për politika, ide, reforma, çështje që qeveria kërkon mendimin e qytetarëve nëpërmjet këshillimit kombëtar.
Mbledhja e të dhënave sipas vendimit të sotëm, do të kryhet për qëllime statistikore dhe për “të jetësuar politikat qeverisëse”, thuhet në vendim.
Gjithë ky proces do të koordinohet nga Agjencia për Dialog dhe Qeverisje, e cila, gjatë vitit të ardhshëm, do të nxjerrë edhe temat për të cilat do të pyetet populli.

“Këshillimi Kombëtar” kryhet nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, kryesisht me nismën e saj ose me nismën e Kryeministrit, kur vlerësohet e nevojshme prej tyre, jo më shpesh se dy herë në vit. Si rregull, nisma ndërmerret për çështjet që qeveria shqiptare kërkon të marrë mendimin e qytetarëve lidhur me politikat e qeverisjes dhe çështjet me rëndësi strategjike për vendin” thuhet në vendim.
Herën e fundit kjo nismë u shpall në dhjetor 2021, ky kryeministri e lançoi si një ndër format e komunikimit. “Të dëgjojmë njëri tjetrin si njerëz të këtij vendi të bekuar, si shqiptarë e shqiptare që na ndajnë shumë gjëra, por na bashkon flamuri kuqezi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë pa dallim” tha Rama në dhjetor 2021.
Temat e fundit të “Këshillimit kombëtar” kishin të bënin me ekonominë, punësimin, Bashkimin Europian, familjen dhe luftën ndaj krimit, ku një ndër pyetjet që kishte të bënte me legalizimin e hashashit, u kthye në kryetemën më të debatuar në vend. Të gjitha këto u publikuan në faqen keshillimikombetar.al që nuk është më aktive prej asaj kohe.
//NEWSBOMB.AL
Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave by Newsbomb Albania on Scribd
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo