Banesat e Ermal Kurtulajt, Sabian Kurtulajt, Gazmend Prengës dhe Arben Danin janë kontrolluar nga SPAK, lidhur me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.
Ata dyshohet se kanë lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj ish ministrit Ilir Beqaj, për të cilin dyshohet se përmes lidhjeve me kompanitë ‘Delta Pharma’ ka tentuar të fshehë pasurinë e tij.
Po cili është roli i tyre?
Ermal Kurtulaj ka qenë edhe koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia SASPAK. Po ashtu raportohet se Beqaj ka përdorur automjetin që ka qenë në pronësi të Kurtulajt.
Lidhur me hetimin ndaj ish-ministrit është kontrolluar po ashtu nga autoritetet edhe banesa e shoferit të tij, Arben Dani.
Ndërsa Gazmend Prenga është administrator i “Albanian Food and Hospitality” kompani ku pronare rezulton gruaja e ish-ministrit Ilir Beqaj. Kompania në fjalë lidhet “Delta Pharma”. Konkeretisht Ardiana Beqaj ka pasur 15% të aksioneve të “Albanian Food and Hospitality”, dhe më datë 3 mars të 2020-ës është larguar si aksionere nga ky biznes.
Ajo ka lënë aksionet menjëherë sapo SPAK filloi hetimet lidhur me koncesionin e sterilizimit. Dyshohet se Beqaj kontrollon kompanitë indirekt dhe në kohën që ka qenë ministër i Shëndetësisë ka dyshime për lidhje të kontratave klenteliste.
Lexo edhe: Gruaja e Ilir Beqajt aksionere në një kompani që lidhet me “Delta Pharma”
DELTA PHARMA – AL
Delta Pharma është distributor dhe shpërndarës i barnave dhe medikamenteve mjekësore. Import eksport, tregti me shumicë dhe pakicë të barnave dhe medikamenteve mjekësore, barnave popullore, pajisjeve dhe aparaturave mjekësore, mjeteve dhe materialeve ndihmese mjekësore. Import eksport, tregtim me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm kozmetike. Import eksport, tregtim me shumicë e pakicë të artikujve të ndryshëm industriale, elektroshtepiake, elektrike e elektronike, pajisjeve informatike, artikuj kinkalerie, bizhuteri, suvenire, artikuj mobilierie, prodhim dhe tregtim artikuj duralumini, pajisjeve të kondicionimit dhe ajrimit e aksesoreve të tyre
Kjo shoqëri ka administrator Eduard Curraj, dhe ortakë: Eduard Curraj (50%) dhe Dorian Sadiku (50%) (Sipas të dhënave të QKB deri më datë 20.10.2023)
“Delta pharma” bie në sy se kjo shoqëri ka fituar një numër të lartë tenderash të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë, nga ato me vlera të larta, e deri tek më të ultat. “Delta Pharma” ka fituar 24 kontrata në total nga Ministria e Shëndetësisë, 6 nga Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 1 nga Spitali Universitar i Traumës, 2 nga Spitali Rajonal i Durrësit, 1 nga “Shefqet Ndroqi”, 2 nga Spitali Beratit, 1 Spitali Shkodrës.
Disa nga tenderat e fituara
Shuma e përfituar nga Kontrata Publike (Lekë) e fituar nga kjo shoqëri është 88 502 193,87. Kontratat e mësipërme janë fituar nga kompania “Delta Pharma”, por kjo shoqëri ka fituar kontrata edhe në bashkëpunim me disa shoqëri të tjera.
“Delta Pharma” në bashkëpunim me “MEGAPHARMA shpk & ALBANIA NEË FARM shpk”, kanë fituar një tender me shumë të përfituar prej 35 860 250,00.
Një tjetër tender i fituar nga “Delta Pharma” në bashkëpunim me MEGAPHARMA & T R I M E D shpk është një kontratë publike me shumë të përfituar nga kontrata prej 105 520 000,00.
Më poshtë disa nga kontratat e përfituara të “Delta Pharma” në bashkëpunim me disa shoqëri të tjera
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo