ShowBizzz

Rezart Veleshnja i rikthehet ironive për Ermal Mamaqin

Rezart Veleshnja është vendosur në qendër të polemikave, pasi ka ironizuar Ermal Mamaqin. 

Rezarti pati një rol në filmin “2 Gisht Mjaltë” dhe kohë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi: “Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”

Ndërkohë së fundmi, Rezarti i është rikthyer këtyre “llogarive”, në podcastin “Albanian Youtubers”, ku ka folur për karrierën dhe eksperiencat e tij, duke ironizuar producentin:

“Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”