Banorët i drejtuan këngëtares Linda Halimi në “Big Brother VIP Kosova”.
“Pse në ‘Prime’ e ke mohuar që je biseksuale, kurse në biseda me banorët ke thënë që je?”, ishte pyetja. Dhe Linda s’ngurroi të përgjigjet.
“Kam eksploruar para se me qenë e martuar. Gjithsesi, unë e kam pasur një të dashur shqiptare të Prishtinës shumë të bukur dhe burri im e di që unë i pëlqej femrat”, është përgjigjur këngëtarja.