Lajme

 I vodhën 100 mijë euro dhe armë në banesë, Mozzik: U arrestuan tre autorët e dyshuar

Shtëpia e reperit të njohur nga Kosova, Mozzik, ra pre e një grabitje disa muaj më parë. Atë kohë lajmin e bëri me dije vetë këngëtari, i cili tha se i kishin grabitur në kasafortë 100 mijë euro,16 armë që i kishte me leje dhe disa sende me vlerë.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar 3 persona që kanë grabitur shtëpinë e reperit, por akuzohen dhe për disa grabitje të tjera.

Ka qenë sërish Mozzik që bën me dije lajmin, ku shkruan se policia ka punuar dhe ka gjetur autorët, teksa falënderon Ekipin e Sektorit Rajonal të Hetuesisë Ferizaj.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo