Astrologia Meri Gjini ishte e ftuar në episodin special të “7pa5” për parashikuar se çfarë do të ndodhë me shenjat gjatë vitit 2024, duke përcaktuar edhe muajin më me fat për secilën.
DASHI
Gjatë 2024 të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit do të kenë mundësinë të vendosin pikat mbi i sa i përket çështjeve ligjore. Muajt më të mirë do të jenë prilli, maji qershori dhe fund gushti bashkë me fillimin e shtatorit. Nëse doni të nisni gjëra të reja bëjeni para muajit shtator. Tregoni kujdes për shëndetin gjatë fundit të janarit dhe në shkurt. Fundi i qershorit dhe korriku do të sjellë problematika.
DEMI
Periudha më e mirë për shenjën e Demit do të jetë nga mesi i muajit maj. Nisni planifikimin e axhendës për çështje ekonomike, çështje të shtëpisë apo propozime të mëdhaja. Kush ka në plan të martohet, do të jetë i favorizuar në mars, prill maj deri në 10 ditëshin e parë të qershorit, gjithashtu edhe në gusht deri në mes të tetorit. Mos bëni plane për muajin shkurt dhe korrik.
BINJAKËT
2024 do të jetë një vit shumë i mirë për të lindurit në shenjën e Binjakëve, të cilët do të lënë pas çdo problem që në pjesën e parë të vitit. Deri në qershor do të kenë zgjidhur problemet me shëndetin, me shkollën dhe me ligjin. Duhet të tregojnë kujdes në çështjet personale në muajin janar.
GAFORJA
Do të arrijnë stabilitet në çështjet që lidhen me profesionin dhe anën emocionale. Muaji i Gaforeve do të jetë gushti. Do të ketë një pranverë të bukur.
LUANI
Çështjet emocionale do të jenë kryefjala e vitit për Luanin. Jupiteri do ti ndihmojë në punë dhe ekonomi. Prilli do të jetë muaji kur do t´i japin drejtim çështjeve emocionale.
VIRGJËRESHA
Deri në mes të qershorit të lindurit në shenjën e Virgjëreshës do të lënë pas problemet me shëndetin. 2024 për ta do të jetë vit i bashkëpunimeve, nisjeve të reja që do të favorizohen që në datën 5 janar. Prioritet do të jenë çështjet emocionale. Në gjashtëmujorin e dytë do të kenë sukses në dashuri, do të rregullojnë çështjet familjare dhe planet për fëmijë.
PESHORJA
Të lindurit në shenjën e Peshores do të sabilizohen emocionalisht në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024. Beqarët peshore do të kenë njohje të reja që mund t´i rezistojnë kohës.
AKREPI
Bëni kujdes te çështjet e punës. 2024 do të jetë viti i ndarjeve ose bashkimeve. Gjashtëmujori i dytë i përket familjes. Mos u nisni nga e mira individuale por e përbashkëta.
SHIGJETARI
Shigjetari do të riorganizojë çështjet e dashurisë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit kushtojini rëndësi punëve që varen vetëm prej jush ndërsa sa i përket punëve që nuk mund ti bëni vetëm, lërini për gjashtëmujorin e dytë. Muaji shtator do të jetë muaji i shigjetarit.
BRICJAPI
Të gjithë ata që kanë lindur në 17, 18, 19 dhe 20 janar duhet të bëjnë kujdes me alkoolin dhe lëvizjet në fillimin e vitit. Në periudhën e parë të vitit duhet të vendosni prioritet çështjet e pronësisë, ekonominë dhe pushtetit.
UJORI
Do të jetë prezent faktori i të papriturës. Fokusohuni te kontrolli i fizikut. Shfrytëzoni gjashtëmujorin e parë për çështje që i përkasin fëmijëve, studimeve e letrave, ndërsa për çështje të ekonomisë, dashurisë e familjes shfrytëzoni gjashtëmujorin e dytë.
PESHQIT
Periudha më e mirë për shenjën e peshqve do të jetë prilli deri në fundin e majit. Në pjesën e parë të vitit fokusohuni te çështjet e ekonomisë. Gjashtëmujori i dytë i vitit do të jetë për lëvizje siç mund të jenë ndryshimi i shtëpisë. Jini këmbëngulës në planet tuaja, nuk do të realizohen menjëherë por do të ketë një fund të sukseshëm. Ata që merren me art, këtë vit do të jenë në kulmin e famës së tyre.