Viti 2024 do fillojë më bukur se kurrë. Nga 7 janari nis në ekranin e Top Channel sezoni i dytë i shumëpritur i serialit “H.O.T”. Në dy javët para do të kemi mundësinë të shohim një përmbledhje të sezonit të parë dhe në javën e tretë do të nis sezoni i dytë. Ky sezon përveç komedisë do ketë edhe dramë, intriga e vrasje, ç’ka i ka bërë teleshikuesit edhe më kuriozë.
Surpriza e rradhës është “Dy gisht mjaltë 2”, i cili do të shfaqet në kinematë e Shqipërisë dhe të gjithë botës nga shkurti 2024.
Në role kryesore do të jenë sërish Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. Në filmin “Dy gisht mjaltë 2” do të shohim edhe aktorët shumë të dashur për publikun, si Cekja, Marjana Kondi, Natasha Sela, Bujar Asqeriu etj.
Të dyja këto prodhime janë një bashkëpunim i producentit Ermal Mamaqi dhe autores Klaudia Brahimaj.
Seriali “H.O.T” është një bashkëprodhim i Mamaqi Production dhe On Film Production i Dritan Huqit dhe mban sërish regjinë e Bjordi Mezinit. Ndërsa “Dy gisht mjaltë 2”, Ermal Mamaqi e ka vulosur jo vetëm si producent dhe protagonist, por rikthehet edhe si bashkëskenarist e regjisor pas debutimit si regjisor në “I love Tropoja”.
Tani na kanë mbetur vetëm pak ditë për të shijuar të dielat me “H.O.T” dhe shkurtin për filmin që do thyejë rekorde “Dy gisht mjaltë 2”.