Si çdo vit tjetër edhe këtë vit Top Channel ka mbërthyer pas ekranit shqiptarët. Spektakli i humorit, ka përgatitur për teleshikuesit një sërë skeçesh. Por, qershia mbi tortë dhe supriza e kësaj mbrëmje ka qenë aktori Agron Llakaj.
Pas 13 vitesh, Agron Llakaj është rikthyer në skenën e “Portokallisë”, aty ku dhe ka me mijëra kujtime.
Aktori ka vendosur që të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme për spektaklin e fundvitit dhe është shfaqur krah një tjetër aktori, Bes Kallaku. Edhe Besi po bën vite që është larguar nga “Portokallia”, mirëpo ashtu si dhe thonë vendi i parë, shtëpia e parë të bën gjithmonë të kthehesh me nostalgji.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo