Një shtetase italiane ka mbetur e plagosur pas mesnate në Tiranës, si pasojë e një plumbi qorr që e ka kapur në pjesën e këmbës. Dyshohet se nga festimet për ardhjen e Vitit të Ri 2024, një nga predhat e plumbave që janë shtënë në ajër, ka plagosur 51 vjeçaren.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I” dhe Policia e Tiranës njofton se shtetësja e huaj është plagosur dyshohet me armë zjarri me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar.
Fatmirësisht, 51 vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia, në zonën pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo