Lajme

Kosova e bekuar si Shqipëria, vajzë dhe djalë në minutat e para të Vitit 2024

Kosova, ashtu si Shqipëria është bekuar me dy vogëlush që janë vajzë dhe djalë, në këtë Vit të Ri 2024, shkruan newsbomb.al. Rajana ka lindur 5 minuta para mesnatës, kurse Naroni ka lindur 5 minuta pas mesnatës, në 1 Janar 2024.

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia kanë vizituar në orët e pasmesnatës Klinikën e Gjinekologjisë në Kosovë dhe kanë uruar familjet e të porsalindurve.

“Rajana, vajza e Mjellmës, lindi pesë minuta para mesnatës, ndërkaq Naroni, djali i Aurelës, lindi pesë minuta pas mesnatës. Të dy foshnjet sikurse të dyja nënat janë shëndosh e mirë; urojmë që kështu të jenë përherë dhe me jetë të gjatë!

Në çdo institucion shtetëror sonte kemi zyrtarët kujdestarë të cilët punojnë që ne të tjerët të mund të festojmë. Falenderoj Drejtorin Dr. Zef Ndrejaj dhe gjithë personelin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK për angazhimin e pakursyer dhe mikpritjen e përzemërt”, shkruan Albin Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, me nenat e dy bebeve te para ne Kosove
Kryeministri Albin Kurti, me nenat e dy bebeve te para ne Kosove

Edhe Shqipëria është bekuar me vajzë dhe djalë në minutat e para të këtij Viti të Ri, shkruan newsbomb.al.

Sihana dhe Amari janë dy bebet e para që kanë ardhur në jetë në minutat e para të Vitit të Ri 2024 në Shqipëri. Vogëlushët kanë lindur në Qarkun e Tiranës, në dy maternitetet e kryeqytetit, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

Sihana ka ardhur në jetë në orën 00:01 pas mesnate, kurse Amari ka lindur disa minuta më pas.

Dy vogëlushët dhe familjet e tyre janë vizituar dhe nga ministrja e Shëndetësisë. Albana Koçiu teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët, ka dhënë çekun e bebes për të dy të sapolindurit, shkruan newsbomb.al.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo