Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka përcjellë një mesazh në lidhje me heqjen e vizave në zonën e Shengen.
Hasani me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se e sotmja është një ditë e mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga liberalizimi i shumëpritur dhe i merituar i vizave me Bashkimin Evropian.
Ndër të tjera ai shkruan se ky është një hap i vonuar për qytetarët e Kosovës, por i domosdoshëm.
“Sot është një ditë e mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga liberalizimi i shumëpritur dhe i merituar i vizave me Bashkimin Evropian.
Një hap i vonuar, që është i dobishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë! 🇦🇱 ❤️ 🇽🇰”, shkruan Hasani ndër të tjera.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo