Lajme

Kurti suprizon udhëtarët në fluturimin pa viza: S’jam kapiteni, por kryeministri juaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka suprizuar udhëtarët e parë të cilët udhëtuan pa viza.

Në një video të publikuar nga vetë Kurti, kreu i qeverisë së Kosovës shihet teksa i flet udhëtarëve përmes telefonit të avionit ku dhe i uron atyre Vitin e Ri 2024 si dhe një udhëtim të këndshëm.

 “Mirëdita të gjithëve. Ky nuk është kapitetni i juaj, por kryeministri i juaj”, – thotë Kurti.

Duke nisur nga sot qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian.

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën u botua të martën e 25 prillit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Me këtë veprim u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo