Lajme

Tërmeti në Japoni, Biden: Jemi gati të ofrojmë çdo ndihmë për njerëzit e prekur

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar lidhur me tërmetin tragjik të rënë ditën e sotme në Japoni, ku pati viktima si dhe qindra të plagosur dhe të humbur.

Përmes një reagimi zyrtar Biden ka thënë se është i gatshëm që të ofrojë çdo ndihmë të nevojshme për Japoninë. Presidenti theksoi se zyrtarët amerikanë janë në kontakte të vazhdueshme me ata japonezë për tu ardhur në ndihmë.

“Administrata ime është në kontakt me zyrtarët japonezë dhe Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për popullin japonez. Si aleatë të ngushtë, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia ndajnë një lidhje të thellë miqësie që bashkon popullin tonë. Mendimet tona janë me popullin japonez gjatë kësaj kohe të vështir”, tha Biden.

Më herët në rrjet u publikuan pamje tronditëse nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 Japoninë perëndimore. Në videot e ndara në rrjetet sociale, duken shtëpitë e rrafshuara, rrugë të çara në mes dhe njerëz që vrapojnë të tmerruar.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo