Luiz Ejlli iu përgjigj me ironi komentit të Ermal Mamaqit.
I ftuar në “Më lër të flas” kohë më parë, Mamaqi foli në lidhje me filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe se si iu duk Luizi si aktor.
“Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent,” u përgjigj Ermali.
I ftuar mbrëmjen e sotme (1 janar) në “Më lër të flas”, Luizi u pyet mbi komentin e Ermalit.
“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja.”
Vitin e kaluar, Ermali botoi librin e tij, “Në garë me veten”.