Tenori shqiptar me famë botërore, Rame Lahaj, ka publikuar videon emocionuese dhe ka treguar se si në botë buçet muzika shqip.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, tenori ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri si dhe ka bërë me dije se në koncertin e mbajtur në Teatro Verdi në Padova muzika shqiptare është dëgjuar mes kompozitorëve më të mëdhenj. Lahaj shfaqet teksa këndon këngën e njohur shqiptare “Bishtalcat palë-palë” dhe arrin të marrë duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit në sallë.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa kur muzika shqipe udhëton nga një shtet në tjetrin, e nga një orkester në tjetrën. Ajo për ditë pasurohet bashkë me kulturën e vlerat tona. Në koncertin e Vitit të Ri në Teatro Verdi në Padova, muzika shqipe buçet mes kompozitorëve të mëdhenj… Gëzuar miq. Të mira paçi gjithmonë. Ju dua!” shkruan ai krah videos.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo