Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani nuk ka nguruar të shpreh ngushëllime për tërmetin e fuqishëm që preku Japoninë një ditë më parë, duke shkaktuar rreth 50 viktima.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Hasani tha se në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze.
“Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë.
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”,- shkruan Hasani.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo