Themeluesi i Agroturizmit të Parë në Berat, ndër të parët në Shqipëri dhe të Kantinës Alpeta, Beqir Fiska ka ndërruar jetë ditën e sotme në mënyrë të papritur.
Lajmin për ndarrjen nga jeta të sipërrmarësit Beqir Fiska e ka bërë të ditur Ervin Demo në rrjetet sociale.
Ai shkruan se Fiska ka kontribuar në zhvillimin e zonës së Roshnikut si dhe ai bëri të mundur që zona të vizitohej nga turistë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Njoftimi I plotë:
Një lajm i hidhur na trishtoi këtë fillimviti. Ndarja nga jeta e Z.Beqir Fiska, themeluesit të Agroturizmit të Parë në Berat, ndër të parët në Shqipëri dhe të Kantinës Alpeta.
Z.Beqir Fiska, me sipërmarrjen e tij kontribuoi në zhvillimin e zonës dhe u siguroi mundësi punësimi banorëve të Roshnikut.
Roshniku është tashmë një destinacion për gjithë turistët që vizitojnë Beratin dhe kjo edhe falë Z.Beqir dhe idesë e iniciativës së tij për të krijuar të parin Agroturizëm.
Xha Beqo, siç shumë e njohin e nisi nga zero. Në fillim kishte vetëm disa hektarë tokë të mbjella me vreshta e një diplomë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Derisa arriti të krijojë kantinën që veç të tjerave dallonte për kultivimin e rrushit autentik Pulës e më pas Agroturizëm ALPETA, të parin në Berat, ndër të parët në Shqipëri e që pret mbi 12 mijë vizitorë në vit.
Ishte pikërisht dëshira e vizitorëve të kantinës që solli krijimin e Agroturizëm ALPETA.
AL PE TA si ( Alfred, Petrit dhe Tahir) tre djemtë e Xha Beqos, të cilët me krenari do të mbajnë lart emrin e babait të tyre dhe asaj që ai krijoi.
Ngushëllime të përzemërta gjithë familjes për humbjen e babait, gjyshit dhe të shtrenjtit të tyre!
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo