
Policia marokene ka sekuestruar 1,488 ton kokainë të fshehur në disa kuti bananesh në portin verior të Tangier Med.
Reuters raporton se policia marokene ka njoftuar se kokaina u gjet në një kontejner në një anije që lundronte nga Amerika e Jugut drejt Turqisë nën flamurin evropian.
Gjithashtu policia marokene tha se operacioni u krye në koordinim me shërbimet spanjolle të sigurisë, duke theksuar se hetimi është në vazhdim.
Kujtojmë që në tetor, policia marokene kapi 1.37 ton kokainë në Casablanca. Droga ishte fshehur në një ngarkesë peshku të importuar të gjetur në një kompani shpërndarjeje në qytetin më të madh të Marokut, dhe ngarkesa ishte importuar nga Amerika Latine dhe shkonte përmes Spanjës.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo