Michelle Yeoh thotë se është e emocionuar që është bërë gjyshe pasi djali i bashkëshortit të saj Nicola Toth mirëpriti fëmijën e tij të parë në Vitin e Ri.
“Një mrekulli e vogël në ditën e parë të vitit 2024, jemi vërtet kaq të bekuar… Nuk mund t’ju them sa e lumtur jam për këtë dhuratë shumë të veçantë”, ka shkruar aktorja, teksa ka ndarë në instagram foton e parë të vogëlushit.
Pak më vonë ajo ndau foto të tjera të saj duke falenderuar prindërit e lumtur dhe duke deklaruar se sa të lumtur dhe krenarë ndihen me ardhjen e Maksimit.
Nikola Toth në postimin e tij në Instagram ka theksuar ndër të tjera se “nëna dhe fëmija janë shumë mirë. Nuk mund ta kishim nisur më mirë vitin!”
Viti 2023 ishte për aktoren e famshme një nga vitet më të mira të jetës së saj, pasi ajo u bë gruaja e parë aziatike që fitoi një Oscar për aktoren më të mirë për filmin “Everything Everywhere All at Once”, ndërsa pas 6992 ditësh bashkëjetesë u martua me ish-CEO i Ferrari Jean Todt, në Gjenevë të Zvicrës, siç raporton People.