Lajme

Lirohet nga qelia djali i tezes së Laert Haxhiut

GJKKO ka liruar nga qelia Enio Meçajn, i cili është djali i tezes së shumëkërkuarit të drejtësisë Laert Haxhiut. Ky i fundit po vuan dënimin në Greqi, teksa shteti shqiptar po bën përpjekje për ta ekstraduar drejt vendit tonë.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes, Behar Dibra, dhe miratuar më pas nga gjykata.

Meçaj dyshohet se ka ndihmuar bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafanin për fshehjen e disa provave në një garazh në Tiranë, mbasi ky i fundit kreu vjedhje në një exchange në Tiranë.

Mbi Meçajn ka rënduar akuza “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, dhe sipas prokurorit Dibra vepra për të cilën është nën hetim nuk paraqet rrezikshmëri.

TS Poll - Loading poll ...

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo