ShowBizzz

Neymar do të bëhet sërish baba?

Nëpër mediat braziliane po qarkullojnë thashethemet se Neymar do të bëhet baba për të tretën herë.

Zërat thonë se modelja në fjalë është 3 muajshe shtatzënë me futbollistin dhe se lajmi ishte e papritur për Neymar, i cili po rikuperohet nga operacioni në gju.

Sipas portalit “Segue A Cami”, një influencuese e quajtur Jamile Alima, ka publikuar foton e vajzës së vogël të Neymar, Mavie dhe ka shkruar: “Bebe e bukur, ti do të bëhesh me vëlla nga babi Ney. Do të keni vetëm një vit diferencë”.

Influencuesja i mohoi pretendimet në një postim të dytë, por sipas gazetarit të njohur Leo Dias, modelja është shtatzënë. “Neymar do të bëhet baba për herë të tretë. E ëma është një modele braziliane dhe është 3 muaj shtatzënë. Ajo mbeti shtatzënë ndërsa kishin një lidhje të fshehtë, ndërkohë që futbollisti po rikuperohej nga dëmtimi në gju. Ka shqetësime për shëndetin e nënës, e cila po bën disa teste dhe analiza. Shtatzënia ishte surprizë, por ata ishin në një romancë”.

Para dy muajsh, nëna e vajzës së Neymar, Bruna Biancardi, konfirmoi ndarjen nga futbollisti, pasi thuhet se ky e kishte tradhtuar. “Kjo është një çështje private, por meqë po ekspozohem në lajme, supozime dhe shaka në përditshmëri, ju informoj se nuk jam në një marrëdhënie. Ne jemi prindërit e Mavie dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë lidhje. Shpresoj që kjo mënyrë të ndalojë lajmet e vazhdueshme. Faleminderit!”, shkroi ajo në një postim në Instastory.

Neymar dhe Bruna u bënë prindër të vajzës Mavie, ndërsa zërat thonë se futbollisti e tradhtoi (ish)partneren gjatë periudhës kur ajo ishte shtatzënë.