
Argita Malltezi, vajza e Sali Berisha i është bashkuar dhjetërave mbështetësve demokratë, të cilët shkuan në afërsi të banesës ish-kryeministrit.
Ajo takoi protestuesit dhe qëndroi për pak minuta me ata.
Vajza e ish-kryeministrit Berisha, ka mbajtur përgjithësisht një profil politik në hije, por duket se kohët e fundit ajo po paralajmëron një përfshirje në politikë.
Fillimisht ajo është shfaqur publikisht në Kuvendin e Rithemelimit ku ajo mbajti një fjalim para mbështetësve të së djathtës.
Argita Malltezi theu çdo rregull të vendosur prej saj gjatë 3 dekadave, duke u bërë protagoniste e aktivitetit më të madh politik të partisë së drejtuar nga babai i saj.
Më pas ajo ka dalë krah Berishës në protestën e mbajtur paralelisht me Këshillin e Mandateve dhe nw protestat e mbajtura para kuvendit.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo