ShowBizzz

“Harrove që çuni babit të vendoste 500 euro në ballë”, Rike Roçi i kthehet Dojnës

Intervista e fundit e moderatores, Dojna Mema, ka shkaktuar jo pak debat në rrjet. Disa e mbështesin dhe disa të tjerë jo. Mënyra si ajo ka folur mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjetet sociale, “vajzat e Instagramit”, presioni ndaj djemve për të bërë para dhe se si televizioni sa më shumë kohë që po kalon aq më tepër po degradohet nuk i ka pëlqyer aspak ish-konkurrentes së “Big Brother”, Rike Roçit.

 “Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet. Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […] Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë”, tha Dojna, teksa pas kësaj deklarat Rike Roçi reagoi duke thënë: Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq.

Komenti i Rikes është bërë për një intervistë që djali i Ardian Fullanit, Erik Fullani ka dhënë për Dojnën. Gjatë një video live që këta të fundit kanë bërë në Instagram, dikush i shkroi duke e pyetur: A ke ndonjë 500 euro për të na i dhënë?. Ai nxori 500 euro dhe i mbuloi sytë Dojnës, e cila reagoi duke thënë “Oh my God” (Oh, Zot!).

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb