
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka bërë me dije ndryshimet e fundit në qeverinë e tij. Sipas mediave vendase mësohet se kreu i qeverisë greke në kuadër të një riorganizimi të kabinetit ka bërë emërime të reja në disa ministri. Një prej ndryshimeve është bërë në ministrinë e Mbrojtjes Civile.
Mitsotakis mbajti në të njëjtat poste ministrat kryesorë për të sinjalizuar vazhdimësinë e politikave për ekonominë dhe punët e jashtme.
Lëvizja e Chrysochoidis nga Ministria e Shëndetësisë bëri që dy zyrtarë të tjerë të qeverisë të kthehen në strehat e tyre të njohura ministrore. Adonis Georgiadis u rikthye në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ka shërbyer edhe në kohën e kryeministrit të Antonis Samaras (2013-2014), ndërsa pozicionin e tij në krye të Ministrisë së Punës do ta marrë Domna Michailidou, zv.ministrja e Arsimit.
Ndryshimet:
-Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve: Ministri Michalis Chrysochoidis, Zëvendësministri Andreas Nikolakopoulos
– Ministria e Shëndetësisë: Ministri Adonis Georgiadis
– Ministria e Punës dhe Sigurimet Shoqërore: Ministrja Domna Michailidou
– Ministria e Arsimit, Çështjeve Fetare dhe Sporteve: Zëvendësministrja Ioanna Lytrivi
– Zëvendësministre pranë Kryeministrit dhe përfaqësues i qeverisë: Pavlos Marinakis
Betimi para Presidentes së Republikës Katerina Sakellaropoulou do të bëhet nesër, të enjte. 4 janar ora 18:00.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo