Lajme

VIDEO/ Kishin mbushur makinën me “Rolex” e florinj, kapen gjerogjianët në Kakavijë

Dy shtetas, banues në Gjeorgji kanë rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Kakavijës. Sipas asaj që bëhet me dije nga policia mësohet se 32-vjeçari me ininciale U.E dhe 36-vjeçari O.G, kishin mbushur automjetin e tyre me unaza floriri, argjendi dhe monedha floriri.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët në Kakavijë në kroskotin e automjetit këtyre shtetasve iu gjetën 50 unaza, 21 varëse floriri, 12 varëse argjendi, 13 byzylykë floriri, 6 byzylykë argjendi, 53 vathë floriri, 32 medalione, 2 monedha floriri, 1 orë e markës “Rolex”, 1 varëse me perla dhe çelsa për hapjen e dyerve dhe kasafortave.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në çantat e këtyre shtetasve u gjetën 6000 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me bizhuteritë dhe çelësat.  Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo