ShowBizzz

Princi Andrew nën akuzë për abuzim se ksual

Duka i York është përmendur në dokumentet e gjykatës së SHBA që dolën në dritë mëngjesin e sotëm për njerëzit e lidhur me financierin pedofil Jeffrey Epstein. Dokumentat tregojnë për një dëshmitare që pretendon se Princi Andreë e përqafoi në shtëpinë e Epstein në Nju Jork.

Dokumentet e vitit 2015 përfshijnë edhe emrin e ishpresidentit amerikan Clinton. Shumë emra janë mbajtur të fshehtë, por një gjyqtare në SHBA lejoi publikimin e tyre. Shumë prej këtyre dokumenteve kanë dalë edhe më përpara por sërish do të vërë në siklet Princin Andreë që doli për herë të fundit gjatë krishtlindjeve me familjen Mbretërore në Sandringham. Publikimi i këtyre dokumenteve ngre pikëpyetje për marrdhënien e princit me Epstein dhe rrethin e këtij të fundit.

BBC raporton se ka dalë dëshmia e Johanna Sjoberg, që përshkruan takimin me Princin Andrew në shtëpinë e Epstein në Nju Jork në 2001, së bashku me të dashurën e Epstein Ghisalaine Maxëell dhe Virginia Giuffre, që ka shkuar të bëjë edhe një denoncim për sulm seksual ndaj princit Andrew.

Në deklaratën e Sjoberg, që më parë ka dalë pjesërisht, përshkruhet takimi në të cilën ajo prerendon se Princi Andrew i preku gjoksin. Ajo sjell në kujtesë një skenë në të cilën Maxwell që më vonë u burgos për akuza të trafikimit seksual, u tregoi një kukull të cilën e konsideruan si një shaka.

“Vendosën të bënin një foto me të. Virginia dhe Andrew u ulën në divan. Ata vendosën kukullën në prehrin e Virginias dhe unë u ula në prehrin e Andreë, doren e kukullës e vendosën në gjoksin e Virxhinias dhe Andreë vuri dorën e vet te gjoksi im dhe më pas u bë foto” thotë në deponimin e saj Sjoberg.

Sjoberg, në atë kohë 20 vjec, ishte në kolegj kur u rekrutua nga Maxwell, në fillim besoi se ishte një asistente përpara se të kuptonte se duhet të kryente masazhe seksuale për Epstein, por që kishte rezistuar. Ajo besonte se Virginia Giuffree ishte më e re, në atë kohë 17 vjeç do të shkonte me ta në kazino, por ishte shumë e vogël në moshë që të hynte brenda.

Dokumentet e publikuara përmbajnë predentime të zonjës Giuffre që ka qenë e orientuar për seks me Princin Andreë, por këto akuza janë mohuar nga Maxëell.

Vetë princi Andrew ka hedhur poshtë cdo pretendim për abuzim, duke përfshirë edhe një akord që ka arritur me zonjën Giuffre në 2022. Në atë kohë princi Andreë shprehej se i vinte keq për marrëdhënien e tij me Epstein dhe vlerësonte guximin e Giuffre dhe të tjera vajzave që rezistuan dhe që denoncuan.

Epstein, financieri pedofil që kishte lidhje me politikën, biznesin dhe mbretëroret, vdiq në burg në 2019 ndërkohë që përballej me akuzën e një rrjeti të gjerë abuzimi seksual me vajza të vogla.

Princi Andreë nuk është më në funksione mbretërore dhe Buckingham Palace nuk komenton në emër të tij. Ai humbi titujt mbretërore kur përballej me akuzat e Giuffre dhe lidhjet e tij me Epstein.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb