Christina Aguilera ka humbur shumë kilogramë gjatë viteve të fundit. Pas shumë vitesh luhatjeje në peshë, këngëtarja e njohur po ruan një fizik të shëndetshëm.
Britanikja Daily Mail shkruan se sekreti i saj ka qenë përkushtimi ndaj një diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe një regjimi rigoroz të ushtrimeve.
Asaj i pëlqen joga, boksi si dhe stërvitet dy deri në pesë herë në javë.
Ndërsa sa i përket regjimit ushqimor, ajo i përmbahet një diete të pasur me fruta dhe perime çdo ditë.
Në vend që dieta e saj të jetë kufizuese, ajo përpiqet të konsumojë ushqime të shumëllojshme dhe ushqime me pak sheqer.
Në Shkurt të vitit, 2012 artistja bëri me dije se kishte ndaluar së peshuari dhe kishte filluar ta donte trupin e saj.
Poll