Qindra faqe nga një dokument thelbësor për një proces gjyqësor në lidhje me tarfikantin e akuzuar të seksit, Jeffrey Epstein u publikua të mërkurën e 3 Janarit.
Në 943 faqet e dokumentit përfshihen rreth 200 emra, çka nuk duket se zbulojnë shumë informacione të reja rreth Epstein dhe klientëve të tij, por për emra të rinj të profilit të lartë të përmendur. Në listën e emrave të përmendur, një pjesë e tyre janë të akuzuar për krime, ndërsa të tjerë hedhin akuza ose janë dëshmitarë të mundshëm.
Të dhënat e sapo publikuara janë pjesë e një rasti kundër Ghislaine Maxwell, të dashurës së Epstein, e cila është e dënuar si bashkëpunëtore e tij në akuzën për abuzim me vajzat.
Sipas asaj që shkruan edhe BBC, Epstein kishte shumë lidhje me personazhe të profilit të lartë, duke përfshirë ish-presidentët amerikanë, kryeministra të huaj dhe Princin Andrew të Britanisë.
Gjithashtu thuhet se ai takohej me yje të Hollivudit, akademikë kryesorë, njerëz në industrinë e modelimit dhe modës dhe figura të tjera publike.
Princ Andrew
Ky dokumenti i publikuar, përfshin referenca për Johanna Sjoberg, e cila pretendon se Princi Andreë e ka prekur ndërsa ishte ulur në një divan brenda apartamentit të Jeffrey Epstein në Manhattan, bëhet fjalë për një takim në 2001.
Më herët, Pallati Mbretëror i ka mohuar këto pretendime, duke i konsideruar “kategorisht të pavërteta”.
Princi Andrew tha se ai kurrë nuk e kishte takuar zonjën Giuffre dhe i mohoi akuzat e saj.
Bill Clinton
Në dokumentet e gjykatës përmendet edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.
Sipas të dhënave, Joanna Shoberg dëshmoi se Epstein një herë i tha asaj se Clintonit “i pëlqejnë të rejat, duke iu referuar vajzave”.
Bill Clinton pati një lidhje me një praktikant 22-vjeçar të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa ai ishte president i SHBA.
Emra të tjerë përfshijnë Michael Jackson, por edhe Donald Trump dhe David Copperfield, megjithëse dy të fundit nuk janë akuzuar për ndonjë krim.
Pse përmendet Trump?
Dokumenti përfshin gjithashtu dëshminë e zonjës Sjoberg duke thënë se Epstein i tha asaj se do të kontaktonte Donald Trump gjatë rrugës për në një nga kazinotë e tij në New Jersey në 2001.
“Jeffrey tha, ‘Shkëlqyeshëm, ne do të thërrasim Trump’,” dëshmoi ajo, pasi pilotët thanë se avioni i tyre nuk mund të ulej në Nju Jork dhe se do të duhej të ndalonte në Atlantic City, New Jersey.
Dokumentet nuk përmbajnë asnjë akuzë të supozuar ndaj Trump.
Sjoberg pyetet në një moment nëse i ka kryer ndonjë shërbim Trump dhe ajo përgjigjet: “Jo”.
Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të zbardhen detaje të reja, për emra të tjerë.