ShowBizzz

E pyesin për Big Brother, Egli Tako: Jo, kam një vit me objektiva përpara

Prej kohësh në rrjet po qarkullojnë lajme se ish-çifti më i komentuar në median rozë Olsi Bylyku dhe Egli Tako do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3” pas ndarjes së tyre të bujshme.

Mirëpo së fundmi Egli ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa fansat kuriozë e kanë pyetur atë në lidhje me këto lajme nëse janë të vërteta apo jo.

“A do të hysh në ‘Big Brother Vip’? Nëse jo ta sugjeroj ta bësh. Do frymëzosh shumë vajza me sjelljen tënde”– ka shkruar ndër të tjera fansja.

Egli u dha fund njëherë e mirë aludimeve duke thënë se nuk do të bëhet pjesë e  këtij spektakli, pasi ka shumë ëndrra dhe objektiva që duhet t’i realizojë para se të futet në këtë shtëpi.

“E di që keni dëgjuar e lexuar pa fund aludime kohët e fundit, por jo, nuk do të jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara të cilat duhet t’i realizoj.” – tha ish-e dashura e aktorit të njohur.