Lajme

Kryebashkiaku i Korçës jep lajmin e madh: Me këtë lojtare jemi për titull

Ekipi i volejbollit të Skënderbeut të femrave është futur seriozisht në merkato, ku synimi i vetëm është rikthimi tek titulli kampion.

Korçarët e kanë nisur mjaft mirë ‘dritaren’ e transferimeve, duke rikthyer në ekip një lojtarë me peshë të madhe. Kayla Williams është rikthyer tek Skënderbeu vetëm pas një viti shkëputje.

Lajmin për rikthimin e 27-vjeçares e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar ku shkruan:

“Rikthehet tek Skënderbeu volejbollistja Kayla Williams. Një super përforcim për ekipin e Skënderbeut për të synuar kthimin e titullit kampion në Korçë. Volejbollistja amerikane Williams ka qenë një nga pikat e forta të ekipit në sezonin e kaluar.”

TS Poll - Loading poll ...

Kujtojmë që Williams ka një karrierë të pasur pasi ajo ka luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek ekipe si Connecticut dhe North Dakota, por edhe në Kosovë tek Ferizaj dhe Fer Volley.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo