Nje dite me pare, mberriti lajmi trondites se Watson Morgan 49 vjeç, kishte vrare me armen e sherbimit gruan e tij Ornela Morgan (Ornela Rori) 43 vjeç me origjinë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Më pas, burri u vetëvra. Të gjithë trupat e pajetë të familjes u gjetën pasi autori nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë së Bronxville.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarëshe në New York City. Duke folur ne nje lidhje live ne TCH, shoqja e Ornelës, Enkolana Çekaj rrefeu se ishte e shokuar edhe per faktin se çifti ka pasur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kishte dëgjuar asnjëherë për konflikte mes tyre. Këtë verë ata kishin shkuar me pushime për të festuar 15-vjetorin e tyre në një ishull dhe një lajm i tillë ka ardhur si një shok për të gjithë.
“Në fund të nëntorit për ditën e falënderimeve me disa tekste. Më tha që më ka marrë malli për ty”, su shpreh Enkolana. Ornela ishte e interesuar të udhëtonte dhe të shihte botën, dhe shpesh postonte shprehje frymëzuese krahas fotove të saj. Edhe Watson ndante shpesh në rrjetet sociale foto krahas familjes së tij, ku shihet se ishte mjaft i lidhur me djemtë dhe bashkëshorten. Një foto e fundit e familjes që Ornela kishte ndarë në rrjetet sociale, e gjitha familja dukej mjaft e lumtur.
bal