Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Lumbardh Salihu, ka shprehur tashmë dashurinë e tij për Kaderin.
Derisa ishte në oborrin e shtëpisë bashkë me disa banorë dhe të dashurën e tij, e ka urdhëruar këtë të fundit në formë të shakasë që t’ia sjellë cigaret nga brenda.
“Çu grue shko bimi cigaret”, i ka thënë Lumi asaj, derisa një replikë po me shaka, nuk mungoi as nga Kader.
“S’më ki hala gru, unazën nuk e kam në gisht”, i është përgjigjur ajo, teksa Lumi ka shtuar “mos u frikëso oj nuse, se diamantin atje në Afrikë do ta nxjerr me kazmë”.
Ata ka disa javë kanë filluar të qëndrojnë bashkë e të shijojnë momente intime.
Kader dhe Lumbardhi deri më tani janë çifti i vetëm i krijuar në edicionin e dytë të këtij formati.
Lumi disa herë ka theksuar se mezi po pret të dalë jashtë dhe të takohen me familjet e njëri-tjetrit.