Lajme

Belind Këlliçi hedh short: Cili nga 5 drejtorët do sakrifikohet i pari për Veliajn?!

Politikani Belind Këlliçi ka paralajmëruar këtë të enjte se pesë (5) drejtorë të Bashkisë së Tiranës rrezikojnë të arrestohet me urdhër të SPAK, në ditët apo javët e ardhshme. Sipas tij, një nga këta drejtorë do të bëhet kurban nga Erion Veliaj, ashtu si Taulant Tusha.

“[…] unë i rikujtoj të gjithë qytetarët që prej 8 muajsh kemi paralajmëruar drejtorët e Bashkisë Tiranë, funksionarët që kanë firmosur në emër të Erion Veliaj, se do të ishin ata që do të bëheshin fillimisht kurban në një skenar të dirigjuar nga vetë kryetari i Bashkisë Tiranë”, u shpreh Këlliçi.

Në një deklaratë nga selia blu, ai tha se pesë drejtorët e rrezikuar janë Mariglen Qato, Redi Molla, Elvin Tivari, Herrjon Rrapaj dhe Ermal Kapllani.

“Sot, ftoj 5 drejtorë të tjerë të Bashkisë Tiranë, për të hedhur një short mes tyre dhe për ta ndarë ata vetë se kush do të jetë kurbani i radhës për shefin e tyre, brenda pak ditëve apo pak javëve, duke filluar nga Mariglen Qato, Redi Molla, Elvin Tivari, Herrjon Rrapaj dhe Ermal Kapllani”, vijoi demokrati.

TS Poll - Loading poll ...

Belind Këlliçi e bëri këtë deklaratë teksa njoftoi se më datë 30 Dhjetor 2023, Apeli i Posaçëm kishte lënë në burg dy drejtorët e Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu, por lajmi u kalua në heshtje dhe nuk u pasqyrua nga mediat e paguara nga Erion Veliaj.

Lexo edhe: Vendimi që u kalua në heshtje, Apeli la në burg dy drejtorët e Erion Veliaj

Këta funksionarë të institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj, bashkë me 13 të tjerë, akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se kanë shpërdoruar detyrën për koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Ai e ka quajtur kalimin e këtij vendimi në heshtje si një “skemë të dirigjuar në kufijtë e perfeksionit”, pasi sipas tij mediat i kanë bërë jehonë vendimit për Berishën, duke mos pasqyruar atë për Tushën dhe Simixhiun.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo