Chiara Ferragni e filloi 2024-ën duke bërë bilance dhe duke ecur përpara. Duhet qetësi dhe gjakftohtësi (dhe një stil i caktuar) për t’u rikthyer në rrjetet sociale pas rastit të “Pandoros” dhe sulmit mediatik që ajo pësoi (vetëm disa ditë më parë dyqani i markës së saj në Romë u sulmua nga disa njerëz me shkrime ofenduese ndaj Chiaras ), por influencuesja u përpoq të tregonte se pas shiut del ylberi. Edhe përmes një veshjeje, apo asaj që ju shihni. Ndoshta.
Në Instastory, influencuesja u shfaqet në një selfie me një grim të thjeshtë por të rafinuar: trikoja e thurur ishte në të njëjtën ngjyrë me sytë e saj. Fytyra ishte e relaksuar.
Nuk e dimë nëse është një zgjedhje e thjeshtë ngjyrash apo një lëvizje e zgjuar strategjike, ne mbetemi në fushën e supozimeve, padyshim. Por siç ishte rasti me jumpsuit-in e famshëm gri në videon e kërkim-faljes pas rastit Pandoro, përmes trikos së thjeshtë me ngjyrë blu për rikthimin e saj në Instagram, ka mundësi që ajo dëshiron të dërgojë një mesazh të veçantë për ndjekësit, fansat dhe madje edhe ata që urrejnë.
Mesazh subkoshience? A do të shitet edhe kjo triko shumë? Ndoshta. Ndërkohë, kujtojmë se Chiara Ferragni nuk është shfaqur më në Instagram që prej datës 18 dhjetor, me përjashtim të një Story në profilin e bashkëshortit të saj Fedez, ku ajo u shfaq për disa sekonda me një fustan të kuq natën e Vitit të Ri. Një kohë shumë e gjatë për të, një heshtje që u ndërpre në 1 janar me një lloj përkushtimi dashurie për ata që e ndjekin dhe e kanë treguar dashurinë e saj në këtë periudhë sigurisht jo të lehtë.
Blu, ne e dimë, është një ngjyrë e ngrohtë. Ende nuk ka dalë emri i markës së trikos dhe as vlera. Çfarëdo që të ndodhë, a do të jetë një (tjetër) sukses?