
Avokati Genc Gjokutaj, është shprehur mbrëmjen e sotme se në derën e shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka efektivë policie që të qëndrojnë në derën e apartamentit, i cili ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti”.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Gjokutaj u shpreh se masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” nuk cënon aktivitetin politik të Sali Berishës.
Genc Gjokutaj: Kjo masë është detyrim që personi të mos dalë nga banesa.
– Ka policë te dera?
Genc Gjokutaj: Është njëkohësisht dhe me ndalim dalje jashtë shtetit, e përjashtojnë njëra-tjetrën këto masa. Ky është një absurditet! Berisha nuk ka nevojë të ketë policë të dera sepse ai nuk i është shmangur drejtësisë.
Genc Gjokutaj: Nuk ka policë në derë!
– Aktualisht a mund t’i kryejë funksionet e tij, mund të shkojnë persona të partisë ta takojnë apo votues të tij?
Genc Gjokutaj: Absolutisht po! Nëse ka probleme që lidhen ngushtësisht me akivitetin politik patjetër. Gazetarët duhet të marrin autorizim. Por zoti Berisha mund të komunikojë edhe përmes rrjeteve sociale.
– Deri ku është i ndaluar dhe deri ku është i lejuar?
Genc Gjokutaj: Gjykata nuk ka detajuar, ne në ankim e kemi shtjelluar. Aktiviteti politik i zotit Berisha është i pacenuar nga vendimi i gjykatës, kjo është absolute.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo