Moderatorja, Dojna Mema i është përgjigjur të gjitha kritikave për deklaratat e saj të fundit në emisionin “Oxygen”. Ajo thotë se deklaratat e saj po shfrytëzohen për të marrë vëmendje.
Në këtë intervistë ndër të tjera Dojna foli edhe për shembullin që i jepet brezit të ri nëpërmjet rrjeteve sociale, nga vajzat e Instagramit, si dhe për presionin që ndjejnë djemtë e rinj për të bërë pará.
“Përshëndetje të gjithëve një vit i mbarë, kjo story shkon në veçanti si një falenderim për të gjithë njerëzit që kanë marrë kohë nga koha e tyre, për të më ndjekur, për të më shkruar, për të më vlerësuar dhe realisht ma keni mbushur zemrën plot. Edhe mirë se erdhët të gjithë ju që jeni të rinj të komunitetin tim të instagramit. Përsa i përket atyre që flasin, lartë e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, ta bëjnë. Fatmirësisht unë jam një personazh jam rritur në televizion që nga mosha 21 vjeçare kam qenë në tv çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha ajo.