LifeStyle

Studimi: Pesha e gabuar e trupit të shkurton jetën me 4 vjet

Një studim i publikuar në revistën Lancet zbuloi se të qenit mbipeshë ose nënpeshë e shkurton jetën e njeriut me të paktën katër vjet.

Sipas të dhënave, shkencëtarët zbuluan se pas moshës 40 vjeç, njerëzit me një Indeks të Masës Trupore më të lartë ose më të ulët ishin më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Sipas studimit, jetëgjatësia e meshkujve dhe femrave mbipeshë shkurtohej me 4.2 dhe 3.5 vjet respektivisht.

Jetëgjatësia e meshkujve dhe femrave nënpeshë shkurtohej me 4.3 dhe 4.5 vjet, thanë ekspertët.

Sipas tyre, në shumicën e shkaqeve të vdekjes së parakohshme, ndryshimi në peshë ishte faktor ndikues në rrezikun e sëmundjeve.

Mbipesha, një faktor i lartë rreziku

Në vitin 2016, BBC raportoi të dhënat e një studimi që përfshinte 4 milionë njerëz nga 32 vende të ndryshme të botës. Sipas studimit, mbipesha dhe nënpesha rriste ndjeshëm rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Të dhënat treguan se 1 në 7 vdekje të parakohshme mund të parandaloheshin nëse njerëzit do të kishin një peshë të shëndetshme. Studimi shpjegoi se meshkujt mbipeshë janë më të prirur të preken nga sëmundje të rënda se gratë mbipeshë.

Faktorë të tjerë që kanë ndikim në jetëgjatësinë e njeriut janë: ushqyerja dhe aktiviteti fizik.

Të gjitha studimet e lartpërmendura kanë nënvizuar një fakt të rëndësishëm. Sipas tyre, të kesh një peshë të shëndetshme është thelbësore për pasjen e një jete të gjatë e të shëndetshme.

Sëmundjet që shkaktohen nga mbipesha

Mbipesha shkakton një sërë problemesh dhe sëmundjesh të rrezikshme. Kryesoret janë: diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Nuk përjashtohen as osteoartriti, dhjamosja e mëlçisë dhe sëmundjet e veshkave.