LifeStyle

Deri kur duhet të sterilizoj biberonin e fëmijës?

Është mirë të vazhdoni sterilizimin e biberonit të foshnjës, derisa të jetë të paktën një vjeç. Bebet janë të prekshme ndaj mikrobeve që shkaktojnë diarre dhe të vjella. Këto mikrobe mund të zhvillohen shumë lehtë në qumësht.

Sterilizimi është e vetmja mënyrë për t’u siguruar që biberoni i foshnjës suaj ështëi pa baktere të dëmshme.

Është gjithashtu ide e mirë që të sterilizoni edhe lugën që përdorni për përgatitjen e qumështit të formulës së foshnjës. Ju mund ta lani dhe sterilizoni atë së bashku me biberonin.

Mundohuni të inkurajoni foshnjën tuaj që të përdorë një filxhan ose gotë për qumështin sapo të bëhet6 muajsh dhe të ketë filluar ushqimet e para të ngurta. Filxhanët dhe gotat janë më të mira për dhëmbët e foshnjës sesa shishet. Ata gjithashtu nuk kanë nevojë të sterilizohen, sepse janë më të lehta për t’u pastruar.

Thjesht lajini në ujë të pastër, të nxehtë me detergjent.

Pjatat që përdorni për ushqimet e ngurta, mjafton t’i lani e t’i thani me peshqir. Ajo nuk kanë nevojë të sterilizohen, sepse bakteret nuk mund të rriten në ushqime aq shumë sa në qumësht.