Kendall Jenner dhe Bad Bunny mesa duket janë rikthyer sërish bashkë pasi kaluan mbrëmjen e Vitit të Ri me disa nga miqtë e tyre. Burime pranë TMZ treguan se modelja dhe reperi nga Puerto Rico iu bashkuan miqve të tyre në Barbados.
Në një video të publikuar nga miqtë e Jenner, ku shfaqen fishekzjarret e Vitit të Ri, dëgjohet zëri i Bad Bunny-t, i cili thotë në spanjisht “Feliz Año Nuevo”, (“Gëzuar Vitin e Ri”).
Kendall dhe Bad Bunny i dhanë fund lidhjes pas më pak senjë viti që dilnin bashkë. “Kendall dhe Bad Bunny e dini se nuk do të ishte një lloj marrëdhënieje e përhershme dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi. Ata kanë orare të ngjeshura dhe e dinë se janë ende të rinj dhe kanë shumë më tepër për të përjetuar individualisht përpara se të bëjnë një hap më tutje”, i tha një burim ET.
Burimi shton se “nuk ka ndonjë negativitet mes tyre dhe ata ende duan më të mirën për njëri-tjetrin”. “Familja e Kendall ende mendon shumë për të”. “Ata thjesht duan që ajo të jetë me këdo që e bën të lumtur, që e trajton me dashuri dhe respekt dhe me dikë që e kupton dhe mund të përballojë vëmendjen që vjen së bashku me të”.
Kujtojmë që ata u lidhën për herë të parë në muajin shkurt. Që atëherë janë parë së bashku shumë herë, duke përfshirë pjesëmarrjen në një festë pasMet Gala, në lojërat e NBA-së dhe në një koncert të fundit të Drake.
bal