Qyteti bregdetar i Vlorës është tronditur këtë të premte nga tre vdekje që kanë ndodhur në një hark kohor të ngushtë kohor. Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për një viktimë nga shkaqe natyrale, një të vetëvarur në shtëpi dhe një tjetër që ka humbur jetën në spital.
Paraprakisht, bëhet me dije se të tre rastet tragjike nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, edhe dje në qytetin bregdetar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, pasi një grua 52 vjeçe u mbyt aksidentalisht në det. Nga hetimet paraprake të kryera nga Policia, rezultoi se viktima vuante nga sëmundja e sklerozës.
- “Sot, në lagjen “Hajro Çakërri”, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. C., 58 vjeç, i cili dyshohet se e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
- Në lagjen “28 Nëntori”, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi C. C., 90 vjeç, i dyshohet se është vetëvarur.
- Në spitalin e Vlorës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja K. Rr., 87 vjeçe. Sipas deklarimeve të familjarëve kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht në banesë.”
Grupet hetimore përkatëse po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të secilit prej këtyre rasteve. Në këto ditë të para të vitit 2024, Vlora ka shënuar një bilanc negativ me tre shtetas që i kanë dhënë fund jetës dhe një tjetër që ka vdekur nga shkaqe natyrale.
Në verën e vitit që sapo lamë pas, qyteti bregdetar doli nga harta e zezë e krimit duke shënuar plot një vit pa asnjë atentat apo viktimë. Këto të dhëna i referohen periudhës Gusht 2022 deri në Gusht 2023, shkruan newsbomb.al.
Ndryshe nga vitet e kaluara ku ngjarjet kriminale ndodhnin në mes të qytetit, për të treguar forcën e grupeve kriminale, viti 2023 ka qenë i qetë pasi drejtuesi i ri i Policisë së Vlorës dhe strukturat në varësi të tij janë angazhuar maksimalisht në parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë.
Vlora ishte dhe kryeqendra e turizmit këtë sezon veror, duke pritur miliona pushues vendas dhe të huaj, të cilët gjetën në qytetin jugor një atmosferë të qetë dhe të sigurt.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo