Fuqisë së Plutonit, jo gjithnjë i është dhënë vëmendja e duhur, por astrologët e dinë shumë mirë se kur planeti ndryshon pozicion, do të ndodhin transformime që do të mbahen mend. Intensiteti i ndikimit të Plutonit është tejet i madh dhe do të sjellë ndryshime dhe metamorfoza në disa shenja.
Para se të nisim me shenjat që do të kenë një vit unik, na lejoni t’ju themi se cikli i Plutonit sjell vdekjen dhe rilindjen, ndaj transformimet mund të jenë negative ose pozitive.
Demi
Nëse je një Dem, Plutoni në Ujor do të ndikojë shumë në karrierën tënde, duke e tundur e shkundur atë dhe reputacionin tënd. Ndërsa Plutoni kalon 20 vitet e ardhshme duke ndriçuar shtëpinë tënde të 10 të marrëdhënies me publike. Mund ta gjesh veten duke hequr dorë nga disa shtigje dhe ëndrra të cilat ndoshta nuk do të realizohen. Ti do të bësh paqe me këtë, por mos harro se në shumë aspekte, do të happen dyert e tjera.
Plutoni njihet për kaosin që sjell. Ai shkatërron para se të krijojë, në mënyrë që të të çojë në një nivel dhe pozicion të ri.
Ndryshime drastike do të ndodhin me mendimet e tua dhe ndoshta do të heqësh dorë nga gjithçka që dikur dije dhe besoje. Kjo mund të tingëllojë e frikshme, por sërish, është shumë e veçantë. Plutoni do të të dërgojë përpara, për të të çuar drejt lavdisë dhe fuqisë, pork jo nuk do të thotë se nuk do të lotosh gjatë rrugëtimit.
Luani
Marrëdhëniet e tua do të vihen nën lupë, ndërsa Plutoni shkon në Ujor. Gjatë 20 viteve të ardhshme ky planet do të të detyrojë të kërkosh më shumë llogari tek arsyet pse mban ende kontakte me njerëzit e së shkuarës. Kjo ndoshta të ka ndihmuar të ndërtosh një marrëdhënie dhe partneritet të shëndetshëm me njerëzit e tjerë.
Plutoni në Ujor mund të sjellë ulje-ngritje të mëdha në jetën tënde sentimentale, atë romantike dhe në marrëdhëniet e afërta që ke me miqtë, por kjo jo domosdoshmërisht është diçka e keqe. Njerëzit do të zbulojnë vetveten dhe do të marrin ngjyrat e vërteta gjatë kësaj periudhe.
Gjatë këtij tranziti, do ta kuptosh se cilët nuk janë miqtë e tu dhe do të kesh kontakt të drejtpërdrejtë me armiqtë e fshehtë. Kjo, pavarësisht se do të të lëndojë, do të të bëjë të hapësh sytë dhe të vlerësosh më tepër ata që janë prezentë në jetën tënde.
Akrepi
Bëhu gati për një metamorfozë domethënëse, pasi Plutoni do të ndriçojë edhe qoshet më të errëta të jetës tënde personale. Tranziti më i madh i këtij viti do të të përballë me drama familjare dhe konflikte që lidhen direkt me rrënjët e tua, trashëgiminë dhe traumat emocionale.
Kjo do të të ndihmojë në krijimin e një dinamike dhe një mjedisi familjar që të mbështet edhe në momentet e tua më të vështira. Do të marrësh kohën tënde për t’u shëruar nga traumat që ke përjetuar gjatë fëmijërisë. Sado e vështirë apo e rëndë të tingëllojë, sërish, shpërblimi ia vlen.
Ti je gati të krijosh një shtëpi më të sigurt dhe të mos lejosh faktorë të tjerë që të njollosin sigurinë dhe ngrohtësinë që shtëpia ka për ty. Do të kuptosh se pas gjithë sfidave, shtëpia është atje ku ke zemrën.
Ky vit të sjell gjithashtu një burim surprizues parash.
Ujori
Plutoni në shenjën tënde = një version krejt i ri i vetes tënde. Në momentin kur Plutoni do të largohet nga Ujori, do të ndihesh një person totalisht i ri. Ndoshta, as nuk do ta njohësh veten. Ujori do të përjetojë diçka që s’e ka përjetuar kurrë më parë, pasi Plutoni e ka kaëtë fuqi.
Planeti do të transformojë plotësisht identitetin tënd, mënyrën si mendon dhe kur të largihet, do të ndihesh më i fuqishëm dhe mëse gati për t’i treguar botës se kush je në të vërtetë.
Megjithatë, para se të kalosh nëpër këtë metamorfozë, do të vajtosh personin që mendoje se ishe dhe do të lësh të shkojë një jetë që e mendoje ideale. Sigurisht, ky është një proces i vështirë dhe nuk do të ndodhë brenda natës, ama është emocionues, sfidues dhe do shumë guxim.
I gjithë personaliteti yt do të ndryshojë dhe do të jesh më vizionar se kurrë më parë. Me shumë gjasa, do të ndihesh një lider dhe e gjithë bota do të vihet në rresht pas teje, por ti do të mbetesh me këmbë në tokë, sepse ke kaluar një udhëtim shumë të gjatë.