Lajme

Ky është postimi denigrues në TikTok që shtyu drejt vetëvrasjes 41-vjeçaren në Durrës

Detaje të reja janë zbuluar mbi vetëvrasjen e 41-vjeçares Bedrie Loka në fshatin Vadardhë të Sukthit, ndër to edhe postimi denigrues në Tik Tok.

Postimi denigrues me foton e 41-vjeçares ne Tik Tok

“Kjo është k**** e fabrikës së Sukthit k******* e Sukthit kjo q**** me lekë”, shkruhej në foton e postuar, por që pas ngjarjes tragjike është fshirë nga rrjeti social.

Ishte bashkëshorti i viktimës, që në dëshminë e tij në Policinë e Durrësit, tha se bashkëshortja ishte në ankth dhe stres ditët e fundit për shkak të fotografive të saj që shpërndahenin në llogari false.

Gjithashtu në dëshmi ka thënë se pasi familjarët e kanë zbuluar se kushërira e saj i kishte hapur adrese false, e kanë kontaktuar. Sipas tij ajo kishte kërkuar falje, por fotot nuk i ka hequr.

Bedrie Loka kishte bërë denoncim në polici se po bullizohej në rrjetet sociale, por nuk u mor asnjë masë.

Ngjarja ka më shumë se 3 ditë që ka ndodhur, dhe vetëm pas reagimeve publike, Policia e Durrësit u detyrua të dalë me një sqarim për rastin, duke bërë me dije se viktima kishte bërë kallëzim që në Dhjetor 2022 se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për dy vjet ajo ka qenë në një presion të madh psikologjik që e detyroi të vetëvritet dy ditë pasi kishte hyrë 2024-ta.

Pas vetëvrasjes videot në TikTok janë fshirë, ndërsa Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin lidhur me ngjarjen në lidhje me veprën e dyshuar penale “shkaktim vetëvrasjeje”.

Sot pas publikimit të ngjarjes, në rrjetet sociale është shpërndarë një poster, ku paralajmërohet protestë ditën e nesërme në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, në orën 11:30.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo