Dyshja më e përfolur e këtij edicioni, pa dyshim është Santiana dhe Buci.
Të komentuar pa fund për afrimitetin e krijuar, ata vazhduan të luajnë njësoj, duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.
Kjo nuk ndryshoi as kur Bucit i erdhi e dashura e tij në shtëpi, por edhe pas një mesazhi që mori Santiana nga i dashuri i saj.
Ndërsa kohëve të fundit edhe u diskutua nëse Santiana ka me të vërtetë të dashur jashtë.
Sonte, Santianës i erdhi surprizë i dashuri i saj brenda shtëpisë së BBVK.
E mbërthyer në emocione të shumta, Santiana nuk mund t’i ndalë lotët.
Pasi i dashuri i saj nuk është fytyrë publike dhe deshi ta ruajë privatësinë, ai nuk doli para kamerave.