Një takim mes lotësh, përqafimesh e emocionesh të mëdha sot u zhvilluar mes Santianës dhe të dashurit të saj, Lirimit, i cili erdhi për ta takuar në Big Brother VIP Kosova 2.
Ai e pyeti Santin në një moment: “A e di se kush je? “. Kurse, ajo i tha: “ E di, pa ty nuk jam asgjë!”.
Pas kësaj, Lirimi tha se Santiana për të është një person i kompletuar.
“Unë Santin e njoh shumë mirë, unë i kam dhënë gjithmonë përkrahje të mirë, e di që mundet të gabojë ndonjëherë si çdo person, Santi është një person që i ka disa gjëra që tek shumë pak femra janë, mundem të them se ajo është një person i kompletuar për mua”, ka thënë Lirimi.