Shota Baraliu dhe Juliana Nura janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën duke kaluar në ofendime gjatë darkës festive të emisionit “Prive”.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana është pyetur kur do martohet dhe ajo është përgjigjur duke thumbuar aktoren Baraliu: “Kemi para nesh disa njerëz të tjerë në këtë tavolinë që duhet të martohen, kur të martohen ata, martohemi ne pastaj”.
Ketu, ajo iu referua Shotës për faktin që është më e madhe se ajo dhe ende nuk është e martuar.
Shota reagoi ndaj provokimit duke thënë: “Nuk të duan ty motër [për martesë]. Vetëm natën e parë në krevat dhe pastaj ec tutje”.
Xhuli ia ktheu: “Fol për vete, sepse ti ke mbetur si turshi”.