Rita Ora është gati për të groposë të kaluarën famëkeqe me homologen e saj Dua Lipa dhe dëshiron të bëjë një këngë me të.
Yjet shqiptaro-britanikë të muzikës pop, familjet e të cilave të dyja vijnë nga Kosova dhe kanë origjinë shqiptare, kanë pasur një raport të ftohtë gjatë viteve, por tani këngëtarja e hitit “Hot Right Now” është gati të vazhdojë përpara, shkruan The Sun.
Ajo ka rishikuar një ide të propozuar më parë për të punuar në një bashkëpunim. Këtu përfshihen edhe Bebe Rexha dhe Ava Max, të cilat gjithashtu janë shqiptare dhe Rita shpreson të lidhet me Duan për ta realizuar atë.
Për fluksin e këngëtareve nga Evropa Juglindore, Rita tha: “Tani kemi Dua Lipën dhe Bebe Rexhën dhe është e mrekullueshme”.
“Unë mendoj se është një gjë e natyrshme që ne krahasohemi, veçanërisht pasi nuk ka shumë prej nesh në atë pjesë të botës. Por ne nuk mund të ishim më ndryshe, ne të trija”, tha Rita.
E pyetur nëse ishin bërë ndonjëherë bashkë, ajo tha: “Po, me Ava Max dhe Bebe jam takuar. Ende jo aq shumë me Duan, por do të ishte mirë nëse të gjitha do të bënim diçka së bashku. Vetëm për të përfaqësuar vendin tonë”.
Gjatë një interviste në podcastin “Not Skinny But Not Fat”, Rita vazhdoi të zbulojë se e famshmja e saj e preferuar nuk është asnjë prej atyre këngëtareve – dhe dikush me të cilin ka shumë pak gjasa të punojë në një këngë.
Ajo shtoi: “A e dini se kë po pëlqej? Coleen Rooney. Ajo është një ‘Wag’ (partnere e një futbollisti), ajo është e martuar me Wayne Rooney dhe është si idhulli im”.
“Ajo e bëri këtë dokumentar të jashtëzakonshëm në Disney+ dhe unë thjesht e dua atë”, deklaroi interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down”.
“I dua njerëzit që bëjnë gjithçka që duan”, përfundoi artistja nga Kosova.